Një plagosje me thikë ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur Trekëndëshi në qytetin e Korçës.Për pasojë ka mbetur i lënduar një person, i cili është dërguar me emergjencë në spital. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, i cili është Ilia Cani. Ky i fundit është larguar nga vendngjarja pas plagosjes.