Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një ambient të marrë me qira nga personazhi i TikTok, Kozak Braçi.
Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:55 në godinën që ndodhet në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”.
Nga shpërthimi mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale. “Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftimi i policisë. Godina në fjalë, prej 3 javësh është marr me qira nga Kozaku për ta kthyer në një sallon për reklamimin e makinave. Gjatë javëve të fundit ai ka pasur debate ne rrjetet sociale me persona të tjerë që reklamojnë makina dhe lënda plasëse dyshohet se i është vënë si mesazh nga individë të tillë.