“Tentativë vrasjeje”/ Goditi me thikë një shtetas, Prokuroria e Fierit çon për gjykim Altin Lamçen

Aktualitet

Publikuar: 01/11/2024

“Tentativë vrasjeje”/ Goditi me thikë një shtetas, Prokuroria e Fierit çon për gjykim Altin Lamçen

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.652, viti 2024, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Altin Lamçe.

Nga hetimi i zhvilluar në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u provuar se shtetasi Altin Lamçe, më datë 05.05.2024, rreth orës 11.30, për motive të dobta, ka goditur me mjet mprehtës shtetasin K.L duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime të rrezikshme për jetën.