Saimir Tahiri del nga SPAK: Ja çfarë deklarova për 21 Janarin. Për çështjen time, pres pafajësi

Politikë

Publikuar: 01/11/2024

Saimir Tahiri del nga SPAK: Ja çfarë deklarova për 21 Janarin. Për çështjen time, pres pafajësi

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u paraqit në SPAK këtë të premte.

Pasi doli nga godina e Prokurorisë së Posaçme, Tahiri tha se kishte dhënë deklarime për çështjen e 21 Janarit, të rihapur së fundmi.

Dhashë deklarime për 21 Janarin, si protestues, por edhe si kallëzues”, u shpreh Tahiri shkurt për gazetarët.

Në lidhje me çështjen ndaj tij në Gjykatën e Lartë Tahiri tha: “Pres pafajësi”.