Në shtator të vitit 2010, Ilir Meta, i cili sot është në burg për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, deklaronte se kishte deklaruar çdo pasui në ILDKPKI. Teksa sot pretendon se pasuritë i ka deklaruar dhe menaxhuar ish bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, 14 vite më parë Meta thoshte se ai kishte deklaruar vetëm Xhesikën, duke iu referuar një lepurusheje. Nuk bëhet fjalë për një ‘lepurueshe’ që është parë sa në Dubai në Gjirin e Lalzit.
–Blendi Fevziu: Si ka punuar z. Prifti si ministër i Ekonomisë z. Meta?
-Meta: Unë nuk mund të bëj dot një vlerësim shumë konkret dhe specifik dhe detyrohem të bashkohem me vlerësimin e kryeministrit Berisha, i cili ka qënë më pranë z. Prifti këtu sepse unë kam qënë larg tij dhe larg të gjithë përfaqësuesve të lëvizjes së socialistëve për integrim në qeverisje.
Blendi Fevziu: Kur ka nisur… kur ju ka lindur ju ideja për të zëvëndësuar z. Prifti ose për të shkuar ju në postin e z. Prifti? Kryeministri Berisha ka thënë që ju keni që në korrik që e keni kërkur këtë gjë.
-Meta: Jo jo kjo çështje është diskutuar që në muajin mars, dhe ka qënë një rezultat i pamundësisë së forcës sonë politike, për të rikonstruktuar vetveten në bazë edhe të statutit të saj sepse dihet që për shkak të shumë angazhimeve të jashtëzakonshme gjatë këtij viti kalendarik unë kam qënë sipas statistikave të vet Ministrisë së Jashtme unë kam qënë 135 ditë jashtë vendit. Gjë që dukej qartë që në fillimet e qeverisjes që e bënte shumë të vështirë, të pamundur një funksionim efektiv si ministër i Jashtëm, po njëkohësisht edhe plotësimin e detyrimeve ndaj forcës politike që më ka bërë mua zëvëndëskryeministër, ministër i jashtëm, që bën zotin Prifti ministër ekonomie, bëri zotin Vasili dhe ka bërë dhe shumë përfaqsues të tjerë të saj që të jenë në funksione ekzekutive sot.
–Fevziu: Z. Meta gjithsesi vajtja jote si ministër i ekonomisë ngjall një dyshim se do të bëhej fjalë për një ministri që do administronte fonde të mëdha, që jep leje e koncensione dhe shumë benefite të tjera.
-Meta: Nuk besoj se kjo ka ngjallur ndonjë dyshim përkundrazi, kjo ka rritur optimizmin sepse do te rritet transparenca dhe unë do të dua tu siguroj juve dhe siguroj të gjithë që kjo ministri do të jetë model i transparences.
Fevziu: Ka pasur…
Meta: I transparencës në opinionin publik, i transparencës me biznesin, i transparencës me gjithë institucionet e tjera të shtetit.
-Fevziu: Nëse unë i referohem, meqë ju po përdorini shumë fjalën transparencë, nëse unë i referohem sërisht akuzave të z. Prifti, ju nuk keni qënë transparent as me deklarimin e pasurisë tuaj sipas tij keni fshehur të paktën një sërë gjërash që sipas tij bëhet fjalë për një gurore në Skrapar, apartamente në Tiranë, toka dhe vila në bregdet. A është realist, po ju bej pyetjen të drejtpërdrejtë, a është realist deklarimi juaj i pasurisë, ajo cka ju keni në të vërtetë në posedimin tuaj?
–Meta: Do te jem shumë i sinqertë me ju, e vetmja pasuri që unë sot do të mund të kisha, do të ishte vlera e aksioneve që do të mund të kisha në fabrikën e tullave ku ishte aksioner dhe z. Prifti, sepse Dritani si shok shumë i mirë në atë kohë më ftoi dhe mua që të bëhesha aksioner, po unë asnjëherë as kam patur…..
–Fevziu: Ju keni patur një ofertë për tu bërë aksioner në të njëjtën fabrikë ku z. Prifti..
–Meta: Po brenda atyre mundësive që mund të kisha që natyrisht nuk i kisha dhe nuk kam patur dhe nuk do të kem ndërmend asnjëherë që të merrem me prona, me biznes sepse nuk është ky as qëllimi im dhe nuk është ky as hobi im në kuptimin e angazhimeve dhe të keënaqësive personale.
–Fevziu: Nga ka lindur kjo akuzë e z. Prifti atëherë?
–Meta: Nuk e di se nga ka lindur, z. Prifti nuk duhet të vonohet për të cuar në prokurori të gjitha faktet dhe cilindo tjetër nëqoftëse ka bërë një deklaratë të tillë sikurse është prezantuar në media, nuk duhet të vonohet se denoncimi i cdo lloj fshehje pasurie apo cdo lloj përdorimi ku ta di unë të personave të tjerë sipas tij dhe njëkohësisht për cdo minutvonesë mban përgjegjësi para ligjit, sepse një njeri që di që dikush ka kryer një shkelje ligjore dhe këtë gjë nuk e denoncon mban një përgjegjësi të madhe.
–Fevziu: Ky është një kërcënim për z. Prifti?
–Meta: Jo, jo, jo absolutisht është një ftesë për të nxituar për të mos humbur asnjë sekondë, jo vetëm ai po cilido i cili ka dijeni për prona, për pasuri, për aksione a ku di unë, por unë mund tu them me sinqeritet, që duke u njohur me një deklaratë të tillë nga media përfundimisht arrita të zbuloj se ndoshta kam dicka që nuk e kam deklaruar dhe që ka të bëjë me pronësinë e vajzës sime të vogël Era, 5 vjece me një lepur, i cili është vetëm pak muaj. (Fevziu: kjo është një cështje sensitive këto ditë zoti Meta…), ky është një lepur i vërtetë dhe quhet Xhesika, por nuk besoj se mund të hyjë në…dhe nuk mund të jetë ndonjë faj i madh në rast se nuk është deklaruar.
-Fevziu: Megjithatë kjo mund të jetë dhe një lloj ironie sepse z. Prifti është shprehur se ju i keni dërguar vazhdimisht miq dhe familjarë tuaj për të marrë për të përfituar në rrugë jo ligjore, pra jo të ndreshme përfitime që lidheshin me ministrinë e tij.
-Meta: Mendoj se cdo sekondë e humbur në këtë drejtim është tërësisht e padenjë për mua për shkak të përgjegjësive të mia politike dhe detyrave shumë të mëdha.