Fisi Rraja sërish sherr në Fushë-Krujë, në kërkim Flamur Rraja dhe i biri! Vëllai i ish-deputetit të PS dhunoi të riun për një kanal (FOTO)

Kronike

Publikuar: 26/10/2024

Fisi Rraja sërish sherr në Fushë-Krujë, në kërkim Flamur Rraja dhe i biri! Vëllai i ish-deputetit të PS dhunoi të riun për një kanal (FOTO)

Fisi Rraja është sërish protagonist i një sherri në Nikël të Fushë-Krujës. Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja është shpallur në kërkim nga Policia e Krujës pas një sherri me familjen Caca në Nikël. Bëhet me dije se në kërkim është shpallur edhe Ariel Rraja, djali i Flamur Rrajës, njëherazi edhe nipi i ish-deputetit të PS.

Burimet sqarojnë se shkak i sherrit është bërë një kanal, për të cilin Flamur Rraja dhe i biri kanë dhunuar djalin e familjes Caca. Më pas në sherr është përfshirë edhe babai i të riut, Kujtim Caca. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.

Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit, rezulton edhe në kërkim për dhunën barbare që fisi Rraja ushtroi për guroren në Fushë-Krujë ndaj dy kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja.