Ka përfunduar seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme për Inceneratorin e Elbasanit, ku SPAK kërkoi ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë. Më herët, prokurorët e SPAK kërkuan ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.Në seancën që u zhvillua në Apel pas dështimit disa mujor, dy prokurorët e posaçëm kërkuan këtë të premte që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg. Ndërsa për ish ministrin Lefter Koka kërkoi t’i shtohet edhe dënimi për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Vendimi i Apelit për Kokën dhe Bllakon do të shpallet në datën 8 nëntor. Në seancën e sotme nuk munguan debatet, teksa ish-ministri Lefter Koka hodhi akuza ndaj procesit dhe tha se “peshku i madh” i kësaj afere gjendet në “telefonin e Monika Kryemadhit”
“Nuk duhet të ishte ndarë dosja por të hetoheshin bashkë. Ata që me kallëzuan janë sot në përballje me SPAK. Nëse hapni telefonin e Monikës, nuk do gjeni asnjë komunikim me mua në të”, u shpreh Koka.