Pasditen e sotme ka përfunduar në GJKKO seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. Mësohet se GJKKO rikonfirmoi masën arrest me burg për Ilir Metën dhe masën detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin.
Seanca maratonë ka nisur prej orës 09.30, por u ndërpre në 10:30 për të rinisur më pas në 13:30.