Arrestohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ish presidenti dhe ish kryeministri Meta është arrestuar sot me urdhër të SPAK-ut pas dy vitesh hetime për korrupsion dhe pastrim parash.
I konsideruar si koka e korrupsionit në Shqipëri, arrestimi i Ilir Metës shënon fundin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
Prokurorët e çështjes së Ilir Metës janë Sotir Kllapi dhe Arben Kraja, ndërsa hetimet po ndiqen nga kreu i SPAK, Altin Dumani, sot një nga njerëzit më popullorë në Shqipëri.