Aksident në aksin Lushnjë-Fier! Përplaset nga një automjet 74-vjeçari që lëvizte me biçikletë

Kronike

Publikuar: 19/10/2024

Aksident në aksin Lushnjë-Fier! Përplaset nga një automjet 74-vjeçari që lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Fier.

Makina ka përplasur një 74-vjeçar që udhëtonte me biçikletë në korsinë e autostradës.

I plagosuri është nisur me urgjencë në spitalin e Fierit. Në vendngjarje ka mbërritur policia për normalizimin e qarkullimit dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.