Takimi në tualet / Belind Këlliçi iu prezantua Trumpit si kryetari i Shoqatës së Romëve?

Kryesore

Publikuar: 07/10/2024

Takimi në tualet / Belind Këlliçi iu prezantua Trumpit si kryetari i Shoqatës së Romëve?

Belind Këlliçi bëri disa foto me Donald Trump, në një korridor, i cili duket si korridor i ndonjë tualeti. Madje dukej sikur Trump njërën dorë e kishte të lagur.

Tarifat për t’i dhënë dorën Trump janë publike. Një foto me Trump kushton 25 mijë USD. 

Por, Belind Këlliçi, i njohur si Belo Ezmeri, thotë se nuk ka paguar para. Sipas tij, Trump ka bërë një përjashtim për Belon, duke i dhënë dorën falas.

Për kureshtarët: Kosto??? ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje“, shkroi Këlliçi.

Nëse është i vërtetë ky pretendim, pse Belind Këlliçi është përjashtuar nga tarifa që paguajnë të gjithë politikanët dhe personazhe të fushave të ndryshme për të takuar Trump?

E ka Trumpin çun lagjeje? Është pjesë e stafit të tij?

Apo Belo është një personalitet i madh politik, i cili kulmin e tij e pati si kandidat për Bashkinë e Tiranës, ku humbi me 60 mijë vota përballë Veliajt?

Nga ish vartës i Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës, Belo sot është drejtues politik për Tiranën i një partie, kryetari i të cilës është non grata në SHBA për korrupsion dhe minues demokracie.

A e justifikon ky profil politik që Belo të përjashtohej nga tarifa 25 mijë USD për t’i dhënë dorën Trump në korridor?

Apo Belo ka pritur disa orë në tualet, bashkë me fotografin, deri kur është shfaqur Trump, duke i dalë para dhe zgjatur dorën?

Në rrjetet sociale po qarkullon një version tjetër. Sipas këtij versioni, Belo Ezmeri i është afruar Trumpit duke u prezantuar si kryetari i Shoqatës Rome.

Me këtë status, grupi i lobimit duket se e ka pasur më të lehtë për t’a futur Belon deri në korridorin ku do kalonte Trump. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Belo Ezmeri nuk i ka paguar 25 mijë USD. Se cili është burimi i këtyre parave, në një kohë kur Belo është pa punë, kjo i takon t’a gjeje SPAK-u.

Ndërkaq, pas fotos në korridor, Belo është ulur duke shkruar se çfarë ka ‘biseduar’ me Trump për disa sekonda. Fillimisht deklaroi se ka biseduar për fatet e Shqipërisë. Pas disa ditësh shtoi se kishte diskutuar me Trump për përdorimin e drejtësisë nga Edi Rama kundër opozitës. Në vijim pritet të thotë se ka biseduar edhe për t’i hequr Sali Berishës damkën e nongratës.

Natyrisht Belo nuk ka lënë pa diskutuar me Trump aferën 5D! Nuk përjashtohet mundësia që Belo të botojë edhe një libër rreth takimit me Trump. Kur ka botuar libër çuni i Fahri Balliut, analfabet i certifikuar, pse mos t’a bëjë edhe Belo Ezmeri një libër!