Dështon mosbindja civile, 1 mijë vetë me vila dhe dosje para Kryeministrisë. A ndikoi zbulimi i pasurisë së Familjes Berisha?

Aktualitet

Publikuar: 07/10/2024

Dështon mosbindja civile, 1 mijë vetë me vila dhe dosje para Kryeministrisë. A ndikoi zbulimi i pasurisë së Familjes Berisha?

Ashtu siç edhe pritej, shqiptarët nuk i janë bashkuar mosbindjes civile të Sali Berishës dhe Ilir Metës kundër SPAK-ut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me gjithë retorikën agresive dhe organizimin, pjesëmarrja ishte shumë e ulët, e cila u tentua të maskohej me akte dhune.

Para Kryeministrisë u mblodhën rreth 1 mijë vetë, kryesisht personazhe me dosje në SPAK, me vila në Palasë dhe Gjirin e Lalzit, me shtëpi te pallati i kuq te Liqeni, tarafi i Familjes Berisha dhe figura politike që i bashkon frika nga SPAK-u.

Ditët e fundit, në mendja janë publikuar detaje rreth pasurisë përrallore të Familjes Berisha, e cila nga një apartament parafabrikat, kishte grumbulluar një pasuri me vlerë mbi 20 milionë euro të deklaruar si pallate, dhjetëra apartamente, shtëpi në qytetet kryesore të Evropës, vila, fabrika etj.

Nuk dihet nëse ekspozimi i pasurisë së Familjes Berisha ka ndikuar në refuzimin e demokratëve për t’ju bashkuar mosbidjes civile, të cilën Sali Berisha në fakt e ka nisur që në vitin 2013.

Përplasja

Protesta e opozitës, megjithëse me një pjesëmarrje të vogël, ka shënuar përplasje të dhunshme që në fillim.

Opozita duket se mezi ka arritur të mbledhë 1 mijë vetë para godinës së Kryeministrisë, ku atmosfera u tensionua shpejt.

Në një moment të tensionuar, deputeti Flamur Noka u dëgjua duke i drejtuar turmës një urdhër për të lëvizur, duke thënë se po i numëronin protestuesit. Kjo thirrje erdhi ndoshta për të shmangur që protesta të dukej si dështim për shkak të numrit më të ulët të pjesëmarrësve.