Fqinji humbi jetën për shkak të sherrit të saj me Dumanin, reagon Xhovana Nikolli!

Aktualitet

Publikuar: 04/10/2024

Fqinji humbi jetën për shkak të sherrit të saj me Dumanin, reagon Xhovana Nikolli!

Xhovana Nikolli ka reaguar për vdekjen e Enea Thomaraj që humbi jetën pasi mbeti i plagosur rëndë, nga tritoli që shpërtheu në derën e banesës së tij, i cili u vendos për motrat Nikolli.

Ajo iu ka shprehur ngushëllime familjes së Thomarajt, të cilët sot përcjellin në banesën e fundit, djalin e tyre që ndërroi jetë në moshën 29-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan: “Ngushëllime familjes së Eneas,, Zoti ju dhënë forcë të përballoni këtë dhimbje. Ju prehtë shpirti në paqe!

26-vjeçari mbeti viktimë si pasojë e një sasie tritoli që u vendos në korridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59-vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.

Por fatkeqësisht dëmtimet më të mëdha u shkaktuan në banesën e familjes Themollari, duke e lënë të riun të plagosur rëndë.

Enea Thomaraj, 29 vjeç, që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë.

Giovanna dhe motra e saj, Alda jetonin së bashku në banesën në Elbasan ku ndodhi shpërthimi mëngjesin e 14 korrikut.

Pas ngjarjes ato hodhën akuza në drejtim të Nuredin Dumanit, por edhe Prokurorisë së Posaçme, pasi sipas tyre i penduari i drejtësisë ka trajtim preferencial në ambientet e burgut, dhe merr vendime dhe për të dënuarit e tjerë.

Nikolli akuzoi Dumanin se kishte dhunuar në 3 raste të dashurin e saj në qeli, Amarildo Xhanej, ndërsa u shfaqën dhe pamjet, ku vrasësi me pagesë, tashmë i penduar, komunikonte lirisht nga ambientet e burgut.

Pas denoncimit të Nikollit, 2 punonjës të policisë së burgjeve u pezulluan nga detyra.

Hetimet për shpërthimin me tritol, janë marrë përsipër nga Prokuroria e Posaçme, por deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar për ngjarjen, edhe pse fillimisht u pretendua se policia kishte identifikuar autorin e ngjarjes.