Çfarë po ndodh me ‘Lajthizën’?! Qindra denoncime për ujin me erë të rëndë

Kryesore

Publikuar: 23/09/2024

Çfarë po ndodh me ‘Lajthizën’?! Qindra denoncime për ujin me erë të rëndë

Prej disa javësh janë paraqitur me qindra denoncime për ujin “Lajthiza”.

Qytetarët të ndryshëm shprehen se uji i kësaj firme mban erë të rëndë (erë ilaçesh, kanalizimesh) si në paketimet e vogla ashtu edhe në ato të mëdha.

Edhe pse shumë prej qytetarëve kanë ndryshuar dyqanin ku e kanë blerë, duke menduar se ishte problem i izoluar, sërish kanë hasur të njëjtin problem edhe në dyqane, kioska apo markete të tjera.

Ata i bëjnë thirrje autoriteteve përgjegjëse që të dalin në terren për kontrolle të menjëhershme pasi një helmim nga uji i blerë, që pretendohet se i nënshtrohet të gjitha kontrolleve, do ishte skandal i vërtetë.

Uji “Lajthiza” mburret në rrjetet sociale për cilësinë e ujit dhe çmimet e fituara për këtë produkt, por denoncimet e vazhdueshme nga shqiptarët e vënë pikëpyetje diçka të tillë.(Joq)