Të shtënat me armë pranë vendit ku ndodhej Trump, reagon ish-presidenti: Jam mirë! Asgjë nuk më ndal dhe kurrë nuk do të dorëzohem

Botë

Publikuar: 15/09/2024

Të shtënat me armë pranë vendit ku ndodhej Trump, reagon ish-presidenti: Jam mirë! Asgjë nuk më ndal dhe kurrë nuk do të dorëzohem

Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar pas të shtënave me armë në afërsi të vendit ku ndodhej këtë pasdite.

Ai ka thënë përmes një email se është “i sigurt dhe mirë” pas incidentit të sigurisë në fushën e tij të golfit në Florida të Jugut më herët të dielën.

Kishte të shtëna armësh në afërsi, por përpara se thashethemet të dilnin jashtë kontrollit, doja që së pari ta dëgjonit këtë: JAM I SIGURT DHE MIRË!” thuhej në email.

“Asgjë nuk do të më ndalë. Nuk do të dorëzohem kurrë”, ka thënë ai.