U raportua se u përfshi në një aksident, reagon Meriton Mjekiqi: Jam shumë mirë! S’kam pasur asnjë lloj aksidenti

Show Biz

Publikuar: 14/09/2024

U raportua se u përfshi në një aksident, reagon Meriton Mjekiqi: Jam shumë mirë! S’kam pasur asnjë lloj aksidenti

Moderatori Meriton Mjekiqi u raportua ditën e sotme se është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik mbrëmjen e djeshme. Sipas raportimeve moderatori po udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës në autostradën që të çon për në Prishtinë dhe ai kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke përfunduar jashtë rrugës në një fushë.

Por të gjitha këto i ka hedhur poshtë vetë moderatori u cili për mes një video të publikuar në “Instagram” ka bërë me dije se ai është shumë mirë nuk ka pasur asnjë aksident. Ai gjithashtu u ka “tërhequr veshin” mediave të jenë më të kujdesshme pasi këto lajme shqetësojnë familjen dhe njerëzit dashamirës të tij.

“Përshëndetje familjarë, miq e dashamirës! Unë jam shumë mirë, për fat të mirë s’kam pasur asnjë lloj aksidenti. Mos u shqetësoni sepse shëndeti im është shumë mirë. Ju kërkoj shumë ndjesë që jeni shqetësuar edhe faleminderit që jeni interesuar. Portalet duhet të jenë më të kujdesshme, sidomos te pjesa kur shkruajnë diçka të tillë, sepse shqetësojnë familjen dhe njerëzit dashamirës që janë pjesë e jotja.

Portaleve, edhe pse kanë të drejtë padinë për një shpifje të tillë, për momentin nuk do merrem me diçka të tillë. Por më e rëndësishmja ishte që sot të dal dhe t’iu tregoj që jam shumë mirë. Sot dola me një ditë tjetër, si çdo ditë që e kam me shumë punë, duke u bërë gati dhe emisionin në sezonin e ri që do të jem në një prej TV më të mëdha në Shqipëri. Kështu që prej meje Meritonit, mirupafshim! Uroj që të jeni më profesional dhe të keni kujdes në mënyrën se si e transmetoni lajmin te publiku. Ju dua shumë! Faleminderit shumë për interesimin dhe gjithçka!”, u shpreh Meritoni në videomesazhin e tij.