GJKKO lë në burg ish-kryepolicin e Lezhës, Henerigert Mitri

Aktualitet

Publikuar: 14/09/2024

GJKKO lë në burg ish-kryepolicin e Lezhës, Henerigert Mitri

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish- kryepolicin e Lezhës Henerigert Mitrin.

Mitri u vetëdorëzua pak ditë më parë në ambientet e policisë së Tiranës.

Para trupit gjykues, as Mitri dhe as avokati i tij nuk dhanë sqarime, pasi kërkuan të njihen me dosjen dhe më pas do t’i drejtohen Apelit.

Aktiviteti i Mitrit u zbulua nga zbërthimi i mesazheve të koduara të aplikacionit “SKY ECC”, ku rezultoi se ai i shërbente biznesmenit të inkriminuar Pëllumb Hoxha.

Mitri në disa raste kishte shërbyer si mburojë për kazinon ilegale që Hoxha operonte në qytetin e Lezhës.

Mitri gjithashtu dyshohet se së bashku me Klodian Shahinin, drejtorin e antitrafiqeve në Lezhë, bënin çmos që të mbronin dhe fshehnin parcelat me kanabis të mbjella në këtë zonë.