Pas dy vitesh në detyrë, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku

Aktualitet

Publikuar: 05/09/2024

Pas dy vitesh në detyrë, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku

Nesër ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në orën 10:00 ka thirrur në mbledhje të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve.

Burime konfirmojnë se kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, pas 2 vitesh në detyrë, i ka dorëzuar ministrit të Brendshëm dorëheqjen, duke i hapur rrugë hapjes së garës për kreun e ri të bluve.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha do të mbledhë të premten në orën 10:00 të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve.

Gjatë mbledhjes, e cila është e para e Hoxhës që ku mori postin e ministrit më 28 korrik, pritet të diskutohet ligji i ri i policisë, kryesisht për procedurën e përzgjedhjes së kreut të policisë, drejtorëve vendorë. Këto pozicione me ligjin e ri do të përzgjidhen me komision. Në bazë të ligjit të ri të policisë mund të ketë hapje të garës për drejtues në qarqe dhe drejtor të përgjithshëm.