Adriatik Zotkaj, i dënuar të paktën katër herë, drejton Bashkinë e Poliçanit prej 20 vitesh, duke u kthyer edhe në beun e saj, ku përpos ndarjes së parave publike për familjen e tij, ka dhënë me qira edhe rreth 5.5 milionë metra katrorë prona në administrim të Bashkisë Poliçan, për të ngritur biznese private në fushën e energjisë, krysisht biznesmenët Ylli Ujka, Ilir Trebicka dhe Çesk Ivanaj.
Dy djemtë e Adriatik Zotkajt, Maliqi dhe Endi, rezultojnë përfitues të parave publike, përmes tenderave dukshëm në konflikt interesi dhe me natyrë korruptive.
Endi Zotkaj, djali i dytë i kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj, është pronar i një farmacie me nipt L79205401H, themeluar në vitin 2017, me adresë në qendër të Poliçanit. Këtë biznes, Endi Zotkaj e ka pezulluar në vitin 2024.
Nga verifikimet rezulton se Endi Zotkaj si person fizik, pronar i biznesit faramci, para se t’a pezullonte, ka përfituar para publike nga Bashkia Poliçan, me në krye babain e tij, Adriatik Zotkaj. Në disa raste, Endi Zotkaj ka furnizuar bashkinë e drejtuar nga babai i tij me ilaçe, materiale pastrimi etj., duke marrë një rast 14 mijë euro.
Edhe pse shumat e parave që ka përfituar nuk janë në vlera të larta, sërish këto përfitime janë të paligjshme dhe duhet të vënë në lëvizje SPAK-un për të proceduar Adriatik Zotkajn për shpërdorim detyre dhe korrupsion me fondet publike, pasi ka kanalizuar paratë publike në xhepin e familjes së tij.
Djali tjetër i kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj, Maliq Zotkaj, është aksioner me 50 % të aksioneve në kompaninë e ndërtimit G & M CONSTRUCTION 07, me nipt M21313027A, themeluar dy vite më parë, me kapital 8 mijë euro.
Përpos të tjerave, kompania me bashkëpronar të birin e kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj ka marrë një tender me vlerë 400 mijë euro nga Bashkia e Fushë Arrësit, me flamur të kuq, për shkak të skualifikimit të të gjithë operatorëve me oferta edhe më të ulëta, përveç fituesit me ofertë më të lartë, gati sa fondi limit.
Kompania e ndërtimit G & M CONSTRUCTION 07, me bashkëpronar Maliq Zotkaj, ka marrë tendera edhe në bashki të tjera, me në krye kryebashkiakë të cilët kanë lidhje shoqërore dhe klienteliste me Adriatik Zotkajn, babanë e përfituesit të tendera. Vijon me fakte të tjera penale…