I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, publikohet fotoja e Florian Plakut

Aktualitet

Publikuar: 30/08/2024

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, publikohet fotoja e Florian Plakut

Publikohet fotoja e Florian Plakut, i shpallur në kërkim si njëri prej autorëve të vrasjes së Gentian Bejtjas në mars të këtij viti para derës së banesës.

Mësohet se Plaku është pjesë e grupeve të Vlorës, ndërsa rezulton se ka tre emra.

Ndaj 41-vjeçarit Florian Plaku lindur dhe banues në Vlorë, rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për arrestimin e atentatorit, i njohur me pseudonimin ‘Pole Qorri’, policia e Vlorës ka kryer kontrolle në disa vende si dhe në banesë, por nuk është gjetur.

Dyshohet se Florian Plaku ndodhet në Dubai. Grupi hetimor ka dyshime që urdhri i vrasjes është dhënë nga Dubai ku vijojnë hetimet me autoritetet e huaja.