Pjesë e grupit kriminal të trafikut të armëve, dalin pamjet e arrestimit të Admir Tutajt në Kolumbi

Aktualitet

Publikuar: 25/08/2024

Pjesë e grupit kriminal të trafikut të armëve, dalin pamjet e arrestimit të Admir Tutajt në Kolumbi

Kanë dalë pamjet nga arrestimi i Admir Tutajt në Kolumbi, operacion i cili u organizua ditën e premte më 23 gusht.

Në foto duket Tutaj i prangosur dhe i shoqëruar nga efektivët.

Arrestimi i tij u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim nga Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nën akuzën e trafikut të armëve.

Mediat kolumbiane raportojnë se Tutaj drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen në treg të zi të armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë , të cilat përdoreshin nga grupet mafioze shqiptare.

Ai akuzohet për veprat penale: “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”