Princ Leka do të bëhet baba për herë të dytë?

Show Biz

Publikuar: 21/08/2024

Princ Leka do të bëhet baba për herë të dytë?

Një tjetër vogëlush po i bashkohet Familjes Mbretërore???

Blerta Celibashi dhe Princ Leka janë fotografuar në  qendrën tregtare në sektorin e rrobave të fëmijëve. Sipas “Liberales”, Blerta, ish fotografja e e oborrit mbretëror, është në pritje të ëmbël dhe po shihte rrobat për foshnja.

Nuk dihet se sa i vërtetë është lajmi, pasi mbase Princi dhe Blerta kanë shkuar në sektorin e rrobave për fëmijë për të gjetur veshje për Geraldinën, e cila ishte bashkë me çiftin.

Ndërkohë ditë më parë u aludua se dashuria e Princit dhe Blertës është e konsoliduar dhe marrëdhënia e tyre si duket po shkon drejt një tjetër hapi të rëndësishëm , atë të martesës.

Edhe pse deri më sot, si Blerta po ashtu dhe Princi nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar ku të konfirmojnë dashurinë e tyre, ata kanë ecur shumë para me planet.

E ky detaj “i vogël” u zbulua nga një prej miqve të Blertës, i cili i kishte komentuar në një prej fotove: “Yll me yll të ka rënë nuri i dasmës”.

Sikur të mos mjaftonte kaq vetë Blerta i kishte bërë “like” komentit dhe të gjithë e dini se çfarë do të thotë kjo në botën që jemi duke jetuar. Këtë “like” të fotografes në komentin e mikut të saj të gjithë e kemi marrë si një aprovim që, po, shumë shpejt do të kemi dasmë mbretërore!