Tiranë/ Pedagogu amerikan mbyt gruan dhe dy qentë me litar, më pas var veten. Letra e fundit e tij…

Kronike

Publikuar: 19/08/2024

Tiranë/ Pedagogu amerikan mbyt gruan dhe dy qentë me litar, më pas var veten. Letra e fundit e tij…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në zonën e Treshit në Tiranë.

Një shtetas amerikan është raportuar se ka mbytur gruan e tij dhe dy qentë e tyre me një litar, përpara se të merrte jetën e tij. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar rrethanat e këtij incidenti tragjik. Shtetasi amerikan rezulton se është pedagog në një shkollë private në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Vangjel Noti’ në Laprakë.

Pas zbardhjes së ngjarjes dhe mbërritjes së policisë në vendngjarje, është gjetur një letër e lënë nga Werts. Në letrën e tij, ai shkruante: “Më fal, nuk ja dola dot.” Ky mesazh i fundit i lënë nga Werts mund të ofrojë një shpjegim të mundshëm për aktin e tij ekstrem.

Sakaq, autoritetet janë në proces të zbardhjes së motivave dhe ngjarjeve që çuan në këtë akt të dhunshëm.