Dyshohet se pësoi arrest kardiak, humb jetën 55-vjeçari në Vorë

Aktualitet

Publikuar: 18/08/2024

Dyshohet se pësoi arrest kardiak, humb jetën 55-vjeçari në Vorë

Një 55-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në Vorë.Policia njoftoi se 55-vjeçari banues në Sarandë ndodhej në një lokal, kur rreth orës 00:30, ndërroi jetë.

Dyshimet e para janë se viktima ka pësuar arrest kardiak.

“Më datë 18.08.2024, rreth orës 00:30, në një lokal në Vorë, ka ndërruar jetë dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, shtetasi A. M., 55 vjeç, banues në Sarandë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.