Arrestohen në Dubai Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj

Aktualitet

Publikuar: 14/08/2024

Arrestohen në Dubai Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë me dije se janë arrestuar në Dubai Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

“Mund t’ju them se policia e shtetit është parteri më i rëndësishëm me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar.

Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacione e operacioneve të fshehta policore, policia e shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj”, tha Rrumbullaku.