Në Bosnjë kryhet transplanti i zemrës/ Mjeku Prifti: Shqipëria akoma s’ka ligj, këtu të vrasin të paaftët

Shëndet

Publikuar: 06/08/2024

Në Bosnjë kryhet transplanti i zemrës/ Mjeku Prifti: Shqipëria akoma s’ka ligj, këtu të vrasin të paaftët

Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti thotë se në Shqipëria nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë konkrete për dhurimin e organeve të pacientëve që pësojnë vdekje klinike, si një mënyrë për të shpëtuar të tjerët që kanë nevojë për transplant të organeve.

Ai ndan një rast suksesi nga Bosnja dhe Hercegovina, ku kolegu i tij Nermir Granov ka kryer transplantin e parë të zemrës nga një pacient që kishte pësuar vdekje të trurit.

Operacioni është kryer në spitalin publik Cantonal Hospital Zenica, pasi familja e 21 vjeçarit që kishte pësuar vdekje të trurit ka pranuar të dhurojë organet. Mjeku Edvin Prifti thotë se në Shqipëri s’ka asnjë iniciativë të tillë, pavarësisht kërkesave të mjekëve.

“Deri kur do te vazhdojme te jemi te fundit ne Evrope? Bosnja kryen transplantin e pare te zemres nga prof. Granov. Ne Shqiperi mund ta kishim kryer dhjete vjet me pare, pasi kishim cdo element teknik dhe teknologjik. E kemi kerkuar me ngulm ministrise perkatese, por akoma sot e kesaj dite skemi ligjet e duhura pasi politika ska gjetur kohen e pershtatshme per kete. E kuptueshme apo jo?

E trishtueshme! Te paditurit dhe te pamendte! Shqiperia vendi ku paaftesia zoteron dhe triumfon dhe ku aftesia e vetme e te paafteve eshte te vrasin te aftit!

Ja tani mbetet vetem krenaria boshe e te paafteve “patriot”!

Gjithesesi urime dhe suksese kolegut dhe mikut tim Granov per kete arritje per vendin e tij dhe per rajonin!” – shkruan mjeku Edvin Prifti.