38-vjeçari u përplas me jetski, shefi i kufirit Agim Çumani manipulon gjarjen: Vdiq nga arresti kardiak

Krim & Korrupsion

Publikuar: 05/08/2024

38-vjeçari u përplas me jetski, shefi i kufirit Agim Çumani manipulon gjarjen: Vdiq nga arresti kardiak

Ditën e djeshme, një 38-vjeçar nga Tirana është gjetur i pajetë në vendin e quajtur “Gjiri i Barxhos” në Ksamil.

Viktima F. K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, u gjet ai u gjet në një masiv shkëmbor në det.

Dëshmitarët thonë se i riu është përplasur për vdekje nga një jetski, drejtuesi i të cilit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Përplasja konfirmohet edhe nga dëmtimet që ka pësuar i riu nga përplasje me mjetin ludrues.

Në sy bien përpjekjtet e policisë për të manipuluar ngjarjen, duke e paraqirur vdekjen e të riut si arrest kardiak.

Policia, përmes një njoftimi, dha versionin e tragjedisë.

Kujtojmë se drejtori i kufirit për këtë zonë është Agim Çumani, një personazh me veprimtari të dyshimtë.

Njoftimi i policisë:

Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë një shtetas rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak. Nga informacionet paraprake dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.