Prapaskena

Kryesore

Çim Peka pranon indirekt se Shkëlzeni është pronari i Syri Tv, flet për ‘pronarët’ kur është vetë me letra

Publikuar: 03/08/2024

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala prej pak ditësh është tashmë një gazetare e lirë pasi ka vendosur të largohet nga televizioni News 24 i Irfan Hysenbelliut.

Zonja Lala mori një ftesë të drejtëpërdrejtë nga gazetari pranë Familjes Berisha, Çim Peka, për të punuar pranë Syri Tv.

Nga mënyra se si Çim Peka ia bëri ftesën gazetares Lala pranoi indirekt se ai nuk është pronari real i Syri Tv, ndonëse figuron në letra.

Peka i premtoi gazetares Lala se ajo do të ketë mundësinë të trajtojë temat që do dhe se nuk do të kishte punë me pronarët.

Pra, gazetarja Lala nuk do të kishte punë me pronarët, që nënkupton se pronarët nuk do t’i diktojnë qëndrime dhe tema, nuk do të ketë kontakt etj.

Pronari në letra i Syrit Tv është Çim Peka. Nuk ka dyshim se Peka nuk i është referuar vetes së tij kur i premtoi zonjës Lala se nuk do të kishte punë me pronarët.

Atëherë për cilët pronarë e ka fjalën Çim Peka? Pronari faktik i Syri Tv besohet se është Shkëlzen Berisha, i cili si administrator ka vendosur të besuarin e tij, Gaz Spahia, ish drejtor Tatimesh në qeverinë Berisha. Për Syri Tv ka një dosje në Prokurorinë e Tiranës me prova ulëritëse për pastrim parash.

Çim Peka: Klod Lala, gazetare më e njohur e kronikës në këtë vend, tashmë gazetare e lirë. Publikisht e ke ofertën për të ardh këtu…

Klodiana Lala: Do ta shqyrtoj, ua thashë, e them dhe publikisht… Do ta shqyrtoj.

Çim Peka: Nëse s’do të kesh kurrë punë me pronarët, as mirëmengjes dhe as mirdita, do të bësh çfarë të duash vetë.

Klodiana Lala: E vlerësoj, e vlerësoj ftesën edhe do ta shqyrtoj!

Çim Peka: Ky është vendi, e ke ftesën e hapur.



Më të lexuarat