Protesta në Thumanë/ I binte borisë pa pushim, kreu i rrugores e qëllon me shpullë (VIDEO)

Kronike

Publikuar: 02/08/2024

Protesta në Thumanë/ I binte borisë pa pushim, kreu i rrugores e qëllon me shpullë (VIDEO)

Drejtori në Drejtorinë e Policisë Rrugore Altin Qato, ka qëlluar me shpullë një qytetarë gjatë protestës së sotme në aksin Thumanë- Kashar.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme,  Qato ka ngritur protestuesin dhe më pas e ka gjuajtur fortë më shpullë në faqe. Mësohet se kreu i Policisë Rrugore e ka goditur qytetarin pasi ky i fundit i ka rënë borisë pa pushim. Pasi kanë dashur ta shoqërojnë të riun, Qato, në neva e sipër e ka qëlluar me shpullë.