Revoltohet Çim Peka: Pse nuk bëtë asnjë lajm për intervistën me Arben Ahmetajn. Adriana Kalaja: T’u vëmë tritolin

Kryesore

Publikuar: 30/07/2024

Revoltohet Çim Peka: Pse nuk bëtë asnjë lajm për intervistën me Arben Ahmetajn. Adriana Kalaja: T’u vëmë tritolin

Çim Peka është revoltuar me mediat e tjera, pse nuk kanë bërë ndonjë lajm për intervistën e tij me Arben Ahmetajn.

Sipas tij, kjo tregon se gjithë mediat janë të kapura nga Edi Rama.

“Televizionet e kapura me paratë e inceneratorit, televizionet e teleturizmit dhe medieve që kanë vjedhur tokë publike, të destinuar për shkolla Edi Rama e kishte kollaj të ua fikte ekranet dhe të ua mbyllte zërin, që të mos thonin asnjë fjalë për intervistën e Arben Ahmetaj.

Top Channel, Tv Klan, Neës 24, Shqiptarja.com, Report TV, Balkanëeb, Panorama, A2 CNN, Vizion Plus, Euroneës, Abc Neës, nuk kanë dhënë asnjë fjalë të vetme për akuzat e bëra publike nga Arben Ahmetaj.

Ndryshe nga intervista e parë e Arben Ahmetajt, ish-numrit 2 të qeverisë së Edi Ramës dhënë për gazetarin Çim Peka në SYRI TV, në janar 2024, e cila gjeti hapësirë në të gjitha mediat online dhe të shkruara, por edhe në televizionet e kapura nga Edi Rama, Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, intervista e dytë është censuruar në mënyrë totale, njësoj sikur në Shqipëri të sundonte Kim Jongu dhe jo vendi të cilësohet ende një demokraci”, shkruan portali i familjes Berisha, drejtuar nga Çim Peka.

Sipas Pekës, Arben Ahmetaj sot është kthyer në institucion besimi.

“Ka një zhvillim, para intervistës së parë Arben Ahmetaj konsiderohej si “institucion korrupsioni”, pas dy intervistave të tij, Ahmetaj është kthyer në institucion BESIMI. Por, opozita nuk duhet të presë që dyshen e ‘Sinaloas së Surrelit’ Rama-Dumani ta rrëzojë Ahmetaj. Kjo bandë nuk ikën me fishekzjarre, ikën siç ikin bandat në të gjithë botën”, shkruan Peka.

Atij i është përgjigjur Adriana Kalaja, e cila thotë se duhet përdorur tritoli.

Bashkohem.

Sidomos me fjaline e fundit.

Ne studion tende e kam deklaruar per here te pare e mu sulen te gjithe.

Mafia rrezohet vetem me TRITOL.

Koha me dha e po me jep çdo dite te drejte”, shkruan ajo.