Zbardhen përgjimet: Ja si ndajnë punën narkotrafikantët shqiptarë në Itali

Aktualitet

Publikuar: 29/07/2024

Zbardhen përgjimet: Ja si ndajnë punën narkotrafikantët shqiptarë në Itali

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, të grupit kriminal, i cili tregonte drogë në Itali tregohet disa nga bisedat mes anëtarëve, të cilët këshillojnë njëri-tjetrin se duhet të bëjnë kujdes.Prokurorët i thanë gjykatës se të dyshuarit nga vëzhgimet ambientale rezulton se importuar nga viti 2015- deri në 2017 në total 28 kilogramë kokainë dhe sasi hashashi me një vlerë prej 960 mijë euro.

Më poshtë është zbardhur biseda e datës 12.01.2018 në orën 14:47 e zhvilluar në makinë mes dy të pandehurve.

ARAPI Lorenc: Shko! Fajin e kanë kartat e kreditit.

LULI Gjergji: Por ne nuk e përdorim atë kartë krediti.

ARAPI Lorenc: Pashë nja dy djem, mbeta i habitur se i pashë këtu. Unë sapo kam ardhur. Unë kam ardhur tani, kam fjetur vetëm një ore që nga mbrëmë. E pashë nga cepi i pasqyrës. I pashë përseri. mbeta i habitur. Në fakt e mora rrugën nga pas. Sido që të jetë, mos më lër jashtë makinës. Unë shkoj në këmbë. Më lër më larg, në anën e frutave. Në rregull? Ti shko merr rrugën përtej..

LULI Gjergji: Apo do të të lë në Urgano?

ARAPI Lorenc: Po, më lër në Urgnano. Më lanë përshtypje ato bij k…, me një BMW të zezë, 320.

LULI Gjergji: Ndaj më dëgjo tani… dua të të lë një detyrë se nuk mund të flas me Mirin (Saimir

.. Sepse Miri nuk po tregon fare vëmendje. Unë nuk jam idiot që rri në shtëpi. Unë jam një djalë i ri dhe jam gjithmonë i mbyllur në dhomën time … Duhet t’i thuash të mos përzihet me të tjerët. Nuk kam çfarë t’i them sepse duket se po i thotë me qëllim.

LULI Gjergji: Këtë shok e kemi… se ka një shok këtu me ne … ka ardhur per qejf (viaggio di piacere)….ti e di festa etj… e hyr e dil e di ti me…

LULI Gjergji: Duhet t’i thuash “Miri rri në shtëpi”.

LULI Gjergji: Shkruaji ja le si detyrë se e di si jam unë të tregova.. unë rri në shtëpi gjithë ditën…

LULI Gjergji: Po shikoj, mos ki merak

ARAPI Lorenc: Mbani sytë hapur! Ju them sinqerisht! Kini kujdes djema!

LULI Gjergji: Tani nuk keni parë asnjë lëvizje atje lart.

ARAPI Lorenc: Nuk kam parë je. Edhe atje është bërë lëmsh

LULI Gjergji: Është më shumë rrëmujë atje.

ARAPI Lorenc: Merre këtë. Le të dalë dikush, uleni në tavolinë, diskutojmë mirë me të tjerët dhe thjesht nuk flasim ok?

LULI Gjergji: Nuk është problem.

ARAPI Lorenc: Vëllai im i vogël nuk e di që jam këtu, vëllai im i vogël (M.).

LULI Gjergji: As ne nuk kemi folur. Isha në Shqipëri dhe kur erdha këtu, e mora vesh.

ARAPI Lorenc: Do të të shkruaj këtu një ore me pare, (me zë të ulët) të shtunën duhet të vish këtu një orë më parë.

Luli Gjergji: Ku I pe më parë ato? (BMW e zezë)

Arapi Lorenc: I pashë në rrethrrotullim.

Luli Gjergji: U dogjëm me këtë gjë, ose do të mësojmë, ose do të shkojmë në djall.

SPAK shpalli pretencën dhe kërkoi dënimin e 11 personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti, të cilët kanë furnizuar me kokainë, heroinë dhe hashash tregtarë të shpërndarjes së drogave në disa qytete të Italisë.

Të gjithë të dyshuarit përfituan nga gjykimi i shkurtuar dhe sipas prokurorëve Braniol Lico duhet dënuar me tetë vjet burgim, Florid Vukaj, Lulzim Selimi, Dhimitër Nina. Alfred Luli me nga 7 vjet e 4 muaj burgim dhe Alfred Luli, Gjergj luli  Françesko Ceci, Lorik Prengaj, Saimir Prenga dhe Gjergj Zefi me nga 4 vjet e tetë muaj burgim. /TCH