Pas heshtjes së Sali Berishës, nga faqja on-line e televizionit të familjes “non- grata”, u hoqën deklaratat e tij kundër rrugës Thumanë- Kashar e kundër Bashkim Ulajt; morën pagat e 4 muajve gazetarët, zyrtarët ish-drejtorë e ish-deputetë të PD-së që ulërijnë poshtë ballkonit të Saliut dhe hedhin molotovë te dera e Bashkisë…
Siç dihet, ndërtuesi Bashkim Ulaj i kompanisë “Gener-2 Sh.p.k”, deri në vitin 2013 ka qenë njeriu më i afërt i familjes “Berisha”, që ka marrë prej pushtetit të kohës, afro 4 miliardë Euro tenderë, koncesione, troje, leje kullash e pasuri shtetërore falas.
Nga këto përfitime, Bashkim Ulaj jepte “taksa” mujore te Shkëlzen e Argita Berisha dhe financonte PD e personalisht Sali Berishën; ndërsa në vitin 2013 u lidh me Edi Ramën, duke pakësuar çeqet për familjen e padronit “non grata”, i bindur se ai nuk vjen më në pushtet.
Kjo e acaroi aq shumë Sali Berishën, sa iu vërsul Bashkim Ulajt, duke e akuzuar për vjedhjen e 1.3 miliardë Euro, realizuar me Edi Ramën në koncesionin e ndërtimit dhe taksës së rrugës Thumanë- Kashar.
Ditën e hapjes së kësaj rruge, Saliu akuzoi Bashkim Ulajn, se duke përdorur projekte, preventiv e shpenzime fiktive nga qeveria dhe nga kompania “Gener-2 Sh.p.k”; rruga Thumanë- Kashar ka kushtuar 4 herë më shtrenjtë se autostradat me cilësore e më të gjera se në Gjermani, Francë, Itali, Austri e 6 herë më shtrenjtë se në vendet e rajonit.
Duke shfrytëzuar bllokimin e qarkullimit të mjeteve prej defektit në sistemin elektronik të pagesës së taksës, Sali Berisha, i bëri thirrje qytetarëve, të ngriheshin kundër Edi Ramës, Belinda Ballukut e Bashkim Ulajt, duke i cilësuar “bandë mafioze” që do zhvasin shqiptarët për 35 vite.
Një ditë pasi qeveria u tërhoq provizorisht nga taksa e rrugës Thumanë- Kashar, Sali Berisha e sulmoi përsëri oligarkun e tij Bashkim Ulaj, me thirrjen drejtuar shqiptarëve, të shkulin trarët e taksës së kësaj rruge.
Por të nesërmen, si me pult, Sali Berisha i ndaloi sulmet ndaj rrugës koncesionare, që ka ndërtuar dhe ka marrë për 35 vite Bashkim Ulaj; madje disa herë e quajti investim serioz e cilësor, duke akuzuar vetëm qeverinë që e vonoi 5 vite.
Më 24 korrik, banorët e Thumanës e Fushë-Krujës i bënë thirrje drejtuesve të PD, të merrnin pjesë në protestën kundër Bashkim Ulajt, që u ka bllokuar qarkullimin e hyrje-daljeve me këtë rrugë, por asnjë drejtues i PD nuk shkoi në protestë e nuk tha asnjë fjalë.
Ndërsa pas heshtjes së Sali Berishës, nga faqja on-line e televizionit të familjes “non grata”, u hoqën deklaratat e tij kundër rrugës Thumanë-Kashar e kundër Bashkim Ulajt; dhe morën pagat e 4 muajve, gazetarët, zyrtarët ish-drejtorë e ish-deputetë të PD që ulërijnë poshtë ballkonit të Saliut dhe hedhin molotovë te dera e Bashkisë-Tiranë.
Kujtojmë, se të njëjtën gjë, Sali Berisha bëri dhe në muajin mars 2024, duke kërkuar komision hetimor parlamentar për PPP- Hemodializën e Klodian Allajbeut dhe për PPP-Laboratorët Mjekësor të Janis Karathanos, por pasi ata i çuan thasët, doktori heshti dhe këto PPP u hoqën nga hetimi parlamentar./Pamfleti