Sherr mes adoleshentëve në Pogradec, 15-vjeçari plagoset me thikë nga një 13-vjeçar

Kronike

Publikuar: 28/07/2024

Sherr mes adoleshentëve në Pogradec, 15-vjeçari plagoset me thikë nga një 13-vjeçar

Rreth orës 20:50, në urgjencën e spitalit Pogradec, është paraqitur për ndihmë mjekësore një 15 vjeçar, banues në Pogradec, i cili gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar lehtë me mjet prerës(thikë), nga një 13 vjeçar.

15 vjeçari pasi mori ndihmë mjekësore në spital u largua në banesë. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 13 vjeçarin i cili do shoqërohet në Komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes.