Shantazhoi biznesmenin dhe ish-deputetin e PS Vladimir Kosta, arrestohet një person në Tiranë

Aktualitet

Publikuar: 24/07/2024

Shantazhoi biznesmenin dhe ish-deputetin e PS Vladimir Kosta, arrestohet një person në Tiranë

Mesazhe shantazhuese dhe kërcënuese të mbërritura në telefonin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, ka angazhuar policinë e shtetit në një operacion për kapjen e personit shantazhues.

Sipas “Ora News” një natë më parë është organizuar një operacion në zonën e Saukut në Tiranë ku besohet se kishin lënë një pikë takimi.

Në momentin kur është afruar personi në fjalë ka ndërhyrë efektivët e policisë duke kryer arrestimin e personit shantazhues. Çështja në fjalë i ka kaluar prokurorisë për hetim.

Kosta tashmë është i njohur dhe si biznesmen ku në pronësi ka Skytower në Tiranë Tiranë.