Shpërthimi me tritol në banesën e dy motrave Nikolli në Elbasan, identifikohet autori!

Aktualitet

Publikuar: 18/07/2024

Shpërthimi me tritol në banesën e dy motrave Nikolli në Elbasan, identifikohet autori!

Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pesë ditë më parë në Elbasan ku u vendos tritol në derën e shtëpisë së dy motrave Xhovana dhe Alda Nikolli.

Mësohet se Policia ka marrë të gjitha kamerat e sigurisë në zonën ku banonin dy motrat.

Nga kamerat e sigurisë rezulton se një person i cili është identifikuar, ka qenë duke lëvizur në zonë në orën kur ndodhi edhe shpërthimi me tritol. Autori i dyshuar rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani për ngjarjen e fundit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.