Dërgohet për gjykim Rezart Taçi, zbulohet skema si vodhi miliona lekë me “Taçi Oil” përmes mashtrimit me TVSH-në

Kryesore

Publikuar: 11/07/2024

Dërgohet për gjykim Rezart Taçi, zbulohet skema si vodhi miliona lekë me “Taçi Oil” përmes mashtrimit me TVSH-në

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim biznesmenin Rezart Taçi lidhur me një skemë mashtrimi të krijuar prej tij përmes së cilës kryente transaksione fiktive.

“Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 206 i vitit 2018, rezultoi se shoqëria ‘Kuid’ shpk si agjente e shitjes me pakicë e shoqërisë ‘Taçi Oil International Trading and Supply Company’ sh.a., i ka faturuar komisione shërbimi më shumë në sasi se sa sasia e furnizuar në fakt për periudhën Maj-Dhjetor 2013”, bën me dije prokuroria.

Po sipas hetimeve të prokurorisë, shoqëria ‘Taçi Oil International Trading and Supply Company’ sh.a. për llojin karburant ‘Diesel’ nga muaji Maj-Tetor 2013 ka shitur një sasi prej 1.298095 litra dhe ka faturuar një sasi prej 4.591.093 litra, me një diferencëmë shumë 3.292.998 litra në vlerë 36.818.845 lekësh.

Ndërsa për llojin e karburantit ‘Benzinë’ ka kryer shitje në sasinë 608.093 litra duke faturuar 1.934.446 me vlerë 15.070.950 lekë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Krijoi skemë mashtrimi me TVSH nëpërmjet transaksioneve fiktive me shoqëritë e krijuara prej tij, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq shtetasin R.T.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq të pandehurin R.T. i akuzuar për veprën penale ‘Krijimi i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në’ e parashikuar nga neni 144/a i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 206 i vitit 2018, rezultoi se shoqëria ‘Kuid’ shpk si agjente e shitjes me pakicë e shoqërisë ‘Taçi Oil International Trading and Supply Company’ sh.a., i ka faturuar komisione shërbimi më shumë në sasi se sa sasia e furnizuar në fakt për periudhën Maj-Dhjetor 2013.

Kjo shoqëri ka kredituar padrejtësisht TVSH-në me vlerë 10.399,595 lekë. Gjithashtu me transaksion fiktiv ka rënduar shpenzimet e vitit padrejtësisht për shumën 51.997.975 lekë.

Nga kontrolli tatimor i kryer rezultoi se shoqëria ‘Taçi Oil International Trading and Supply Company’ sh.a. për llojin karburant ‘Diesel’ nga muaji Maj-Tetor 2013 ka shitur një sasi prej 1.298095 litra dhe ka faturuar një sasi prej 4.591.093 litra, me një diferencëmë shumë 3.292.998 litra në vlerë 36.818.845 lekësh.

Ndërsa për llojin e karburantit ‘Benzinë’ ka kryer shitje në sasinë 608.093 litra duke faturuar 1.934.446 me vlerë 15.070.950 lekë.