Një qytetar ka pirë helm jashtë dyerve të Prokurorisë së Posaçme. Ai identifikuar si P.T nga Lezha, ndërsa pasi ka konsumuar helmin është transportuar në spital. Personi mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke u parë nëse ka probleme të shëndetit mendor.
Më herët ai ka qenë Kreu i Forumit të Mbrojtje së Trashëgimisë Kulturore.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.