Fero dhe Arbenita bashkë me pushime? Ja fotot që nxitën dyshime për ribashkimin e tyre

Show Biz

Publikuar: 27/06/2024

Fero dhe Arbenita bashkë me pushime? Ja fotot që nxitën dyshime për ribashkimin e tyre

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli, kanë ngritur dyshimet se janë rikthyer krah njëri-tjetrit dhe se po kalojmë pushimet e verës së bashku, edhe pse u bënë disa muaj tashmë që bën të njohur fundin e lidhjes mes tyre.

Ndarja e çiftit të njohur, të cilët janë prindër të një vajze, Ninës, ka qenë tepër komentuar në median rozë për shkak të akuzave që ata hodhën ndaj njëri-tjetrit.

Por, pavarësisht çfarë ka ndodhur më herët, çifti duket se ka hedhur pas gjithçka dhe kanë vendosur të kalojnë disa ditë së bashku me vajzën e tyre. Dyshimet kanë nisur pasi Fero ka publikuar disa foto me të bijën nga pushimet. Po ashtu, edhe Arbenita ka publikuar në rrjetet e saj sociale të vajzës, teksa kjo e fundit luan në rërë.

Nga vetë dyshja nuk ka pasur ndonjë konfirmim për ribashkim apo nëse kjo u bë vetëm për shkak të vajzës së tyre.