Biseda e dy mjekeve ka dalë në përgjimet e Prokurorisë së Tiranës, ku njëra prej tyre thotë se tek Onkologjiku nuk ka radhë për operacionet e të prekurve me kancer, por është krijuar skemë për t’i dërguar në privat.
Në dosjen e siguruar, njëra prej tyre thotë se ka një pacient me kancer në gradën e dytë agresiv që ka nevojë urgjente për operim dhe i është thënë se ka shumë radhë.
Pjesë nga përgjimet e datës 30.11.2023:
Silvana: Hë moj Flutura si ke qenë?
Flutura: Vazhdon me përshëndetjet dhe i tregon për një pacient me kancer në gradën e dytë agresiv që ka nevojë urgjente për operim dhe është e lidhur me doktor Elidon Ninin. Silvana: Me Elidonin nuk të ndihmojë dot nuk kam asnjë lloj kontakti.E vetmja ndihmë që mund të të jap është ta operojë Mondi im tek kirurgjia se i qan, ta bëjmë pa radhë.
Tek Onko me këdo doktor tjetër të fusja unë pa rradhë që nesër por me Elidonin nuk flas se është në rang kryeministri e lartë, s’pyet për të tjerë.
Flutura: Po na thanë ka shumë rradhë, po dhe kësaj nga zyra do ja kenë sugjeruar.
Silvana: S’ka radhë fare por e gjitha është skemë për ta dërguar në privat se asnjë punë nuk kanë. I bëjnë të gjitha për t’i sorollatur që ti dërgojnë në privat pacientët se e di unë shumë mirë.
Flutura: Pa të nxjerrë ty po e diskutoj njëherë me ta dhe flasim sërish.