Detaje të reja nga 7 masat sigurisë “arrest shtëpie” dhe detyrim paraqitje të lëshuara për mjekët e Onkologjikut, mes tyre zv.drejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi, të cilët janë nën hetim për ilaçet e kimioterapisë.
Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrat, duke mos iu dhënë qytetarëve, shërbimin e nevojshëm në QSUT, por duke i orientuar ata në spitale private, për të marrë shërbimet që kërkonin.
Sekuestrohet klinika mjekesore ‘Megis’ 10 mije euro ilace kontrabande tek Flori Farma
Mësohet se është bërë dhe sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” me nr.Nipt:L92225026K dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.
Është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”.