Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë takimit Poloni-Austri në “Olympic Stadium” të Berlinit, e vlefshme për Grupin D.
Një tifoz polak ka rënë nga tribuna gjatë festimeve të një goli të shënuar në këtë ndeshje.
Lartësia e rënies ishte tre metra nga tribuna ku tifozi po qëndronte në pjesën që ndante tribunat me fushën.
Ai ishte pa ndjenja në momentin kur ra, ndërsa mjekët që e dërguan menjëherë në spital. Gjendjen e tij që ende nuk dihet.
Shkaku i rënies mbetet i paqartë, por policia e Berlinit ka eliminuar tashmë “përfshirjen e palëve të treta”.