Identifikohet 30-vjeçarja që u nxor pajetë nga liqeni i Fierzës, e reja ishte nga Korça

Aktualitet

Publikuar: 19/06/2024

Identifikohet 30-vjeçarja që u nxor pajetë nga liqeni i Fierzës, e reja ishte nga Korça

Është identifikuar gruaja që u gjet e mbytur në bregun e liqenit të Fierzës në Kukës.

Policia ka njoftuar se është bëhet fjalë për një 30-vjeçare, e cila ishte banuese në Pojan të Korçës.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases  30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.