Këngëtari i njohur Justin Timberlake është arrestuar pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur në Hamptons. Arrestimi ndodhi të hënën mbrëma në Sag Harbor, Nju Jork.
Mësohet se këngëtari do të dalë para gjykatës ditën e sotme. Timberlake ka dy koncerte në Çikago këtë fundjavë dhe dy shfaqje në New York City javën e ardhshme.
Burimet i thanë TMZ se këngëtari ishte takuar me miqtë në një hotel në Sag Harbor të hënën mbrëma dhe u arrestua pak pasi u largua nga grupi.