Dyshohej se dikush kishte mbetur i bllokuar në banesë, policia gjen 67-vjeçarin e pajetë në dysheme

Kronike

Publikuar: 16/06/2024

Dyshohej se dikush kishte mbetur i bllokuar në banesë, policia gjen 67-vjeçarin e pajetë në dysheme

Një 67-vjeçar raportohet se është gjetur i pajetë ditën e sotme në banesën e tij në lagjen Dunavat në Gjirokastër. Mësohet se policia ka shkuar në banesën e viktimës pasi është raportuar se një person është bllokuar në banesë dhe nuk përgjigjet.

Ngjarja është raportuar rreth orën 17:58 se në lagjen Dunavat, pranë furrës së bukës ku më pas policia dhe forcat zjarrfikëse kanë hapur e derën e banesës. Pas hyrjes në banesë ata kanë gjetur 67-vjeçarin, e identifikuar si Sherif Dumi të shtrirë në dysheme pa shenja jete. Mësohet se kanë nisur hetimet, ndërsa do të jetë autopsia e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 67-vjeçarit.