FOTOT: Larg imazhit “hot” në “Instagram”, Enca kapet mat me të dashurin afrikan në ish-Bllok

Show Biz

Publikuar: 15/06/2024

FOTOT: Larg imazhit “hot” në “Instagram”, Enca kapet mat me të dashurin afrikan në ish-Bllok

Prej disa kohësh, këngëtarja Enca mungon në tregun muzikor, madje edhe në koncertet që artistët organizojnë. Por duket se artistja po shijon ditë të mira në jetën private.

Prej gati 1 viti, ajo ka bërë publike lidhjen me masazhierin afrikan Mickey Neblett dhe që atëherë dyshja është kudo e pandarë.

Paparaci i ”Panorama plus” ka mundur t’i fotografojë çiftin në zonën e ish-Bllokut, ku duhet thënë Enca shfaqet tërësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë në rrjetet sociale, apo edhe në daljet e saj publike.