Duhet të bëjë 8 muaj burg, ia mbath ish kryebashkiakia e Libohovës Luiza Mandi, si e fundosi Xhavit Ismaili

Krim & Korrupsion

Publikuar: 13/06/2024

Duhet të bëjë 8 muaj burg, ia mbath ish kryebashkiakia e Libohovës Luiza Mandi, si e fundosi Xhavit Ismaili

Gjykata e Posaçme ka dënuar më 1 vit burg ish kryebashikaën e Libohovës Luiza Mandi për vepren penale të shpërdorimit të detyrës.

Ish kryebashkiakia, e cila vijon të jetë më kërkim, ka kërkuar gjykim të shkrutuar, kërkesë e cila i është miratuar. Përfundimisht ajo do të vuaj vetëm 8 muaj burg.

Po ashtu, një tjeter kërkesë e depozituar, është që dinimi i saj të konvertohet në shërbim prove. Por kjo kërkesë nuk është pranuar. Kështu që zonja Mandi duhet të bëjë burgun.

Hetimi ndaj saj erdhi pas një kallzimi rë berë nga një qytetar, i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij bashkia po zhvillon një projekt zgjerimi rruge.

Duke u njohur me këtë fakt, qytetari ka kontaktuar vetë me kryetaren e Bashkisë dhe përgjegjësin e Urbanistikës, ku e kanë sqaruar se pas përfundimit të projektit do të merreshin me riparimin e dëmeve të shkaktuara në tokat e tij, si dhe duke pastruar dherat dhe inertet që ishin hedhur.

Por gjatë përfundimit të punimeve prej kompanisë “Alba Konstruksion”, me pronar Xhavit Ismaili, denoncuesi ka konstatuar se muri rrethues nuk ishte ndërtuar në cilësinë e duhur, por ishte shtrirë edhe në sipërfaqe të tjera të tokave në pronësi të tij.

Në këto kushte, Prokuroria e Posaçme ka nisur punën në terren ku ka sekuestruar projektin në fjalë dhe është konstatuar se ishte cënuar prona e familjes nga Libohova.

Sipas shkresave, gjatë zhvillimit të projektit në fjalë nuk është zbatuar procedura e shpronësimit, çka ka sjellë dhe dëmin ekonomik të kallëzuesit, në një vlerë prej 362,480 lekë.