Një 40-vjeçar është gjetur pa ndjenja ditën e djeshme në lumin e lanës. Bëhet me dije se 40-vjeçari me inicale E.D pasi është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ka humbur jetën. Gjithashtu ai vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike.
Njoftimi i Policisë:
“Ditën e djeshme, është konstatuar në ujërat e Lana, shtetasi E. D., 40 vjeç, i cili pasi është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ka humbur jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.