Një 59 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale P. C., u transportua për mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por më pas ka ndërruar jetë.
“Pasditen e sotme, në lagjen nr. 2, Korçë, në banesë, shtetasi P. C., 59 vjeç, nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore. Ky shtetas u transportua për mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë,” njoftoi policia.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.