I ati në protestë, i biri në gjykatë

Aktualitet

Publikuar: 06/06/2024

I ati në protestë, i biri në gjykatë

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi dhe ish-gruaja e tij, Keisi, janë divorcuar pas disa vitesh ndarje.

“Të them të drejtën, unë kam pasur një lidhje martesore. I celebruar me ish-partneren që kam pasur dhe e përshëndes shumë. Është vajzë e mrekullueshme. Unë nuk dija se çishte dashuria. U martuam kështu fshehurazi.

Edhe kur vjen një letër para dy ditësh dhe thotë që të mërkurën duhet të jesh në gjyq. Dhe shoh që ishte civile shkruante aty. Dhe në momentin që shkoj aty më pret avokati sot edhe më thirrën Arkimed Lushaj dhe ‘Filane’ Lushaj’.

Unë po rrija. Isha habitur me të thënë të drejtën se po vija edhe nga xhirimet. Kur futem aty edhe e shoh thashë ‘wow’,-u shpreh Stresi në emisionin ”Pardon My French”.

Kujtojmë që Arkimed Lushaj është djali i Sali Lushajt, besnikut të Sali Berishës, i cili shfaqet në çdo protestë të Rithemelimit. Edhe vetë Stresi ka marrë pjesë në disa protesta të opozitës, madje disa herë është shpallur edhe në kërkim nga policia.

Por gjithmonë ia ka hedhur me drejtësinë, edhe pse për disa kohë ka qenë në arrati.