PS çon emrat në Kuvend, ja kush është kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Dezinformimit

Politikë

Publikuar: 05/06/2024

PS çon emrat në Kuvend, ja kush është kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Dezinformimit

Partia Socialiste ka dërguar për miratim në Kuvend emrat e propozuar për kryetar, sekretar dhe anëtar që do të jenë pjesë e komisionit të Posaçëm për Dezinformimin.

Grupi parlamentar i PS-së ka paraqitur ditën e sotme në Kuvend projekt-venimin me përbërjen e Komisionit të posaçëm për Dezinformimin, i cili pritet të miratohet në seancën plenarë që do të mbahet ditën e nesërme, 6 qershor.

Me propozim të socialistëve, “Dezinformimi” do të drejtohet nga deputeti Erjon Braçe, sekretare Etilda Gjonaj ndërsa anëtarë të tjerë janë propozuar deputetët Bledar Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Enslemvera Zake. Nga Demokraci dhe Integrim do jetë Melisa Doda dhe Fatmir Mediu nga Alenca për Ndryshim.

Ajo që shihet në projekt-vendim është se nuk ka emra të anëtarëve të PD, të cilët janë shprehur kundër Komisionit të Posaçëm të Dezinformimit dhe se do e bojkotojnë.

Si anëtarë zëvendësues nga radhët e PS janë propozuar Bardhyl Kollçaku dhe Alban Xhelili.

Komisioni për Dezinformimin u miratua në seancën e 11 prillit me 73 vota pro dhe vetëm 7 vota kundër.

Ngritja e këtij komisioni u propozua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe ka në fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.